Kamerierja merr 200 stërlina bakshish, shpërthen në lotë pasi zbulon motivin

Shares

Një kameriere britanike shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të madh dhe të papritur nga një klient.
Përveç porosisë që kushtonte 9.53 stërlina, klienti bujar i la kamerieres edhe plot 200 stërlina të tjera.
Motivi shkruhej pas faturës: “Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj. Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”.
Kamerierja e publikoi foton e faturës në internet dhe tregoi emocionin e saj për marrjen e kësaj dhurate: “Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...