Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë, Ardian Çipa emërohet Zëvendësdrejtor Policisë së Shtetit

Shares

Disa ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, si dhe në disa qarqe, kanë ndodhur sot.
Ardian Çipa, i cili deri sot mbante postin e drejtorit të Policisë së Qarkut të Tiranës, emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për Krimet e Rënda, në vend të Haki Çakos, i cili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë, në vend të Ardian Çipës, në krye të policisë së Tiranës do të ulet Ervin Hodo, si drejtor i Policisë së këtij Qarku.
Ndërkohë, kupola e Policisë së Shtetit, ka pësuar të tjera ndryshime sot, pasi Rebani Jaupaj është emëruar Drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. Rebani Jaupaj ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Qarkut të Tiranës.
Ndryshime kanë pësuar edhe strukturat më të larta drejtuese të policisë së qarqeve, Fier dhe Elbasan.
Neritan Nallbati nga drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit transferohet në të njëjtin pozicion në Policinë e Fierit, ndërsa Alfred Çepe emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Ndërkohë, Behar Caka është emëruar shef komisariatit të Policisë së Vlorës.


Emërimet e reja në Polici
Ardian Çipa,
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për Krimet e Rënda
Rebani Jaupaj, Drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit
Ervin Hodo, Drejtor i Policisë së Qarkut, Tiranë
Neritan Nallbati, Drejtori i Policisë së Qarkut, Fier
Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarkut, Elbasan
Behar Caka, Shef i Komisariatit të Policisë, Vlorë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...