PD vendos: Igli Kokalari kandidati për Gjirokastrën, Altin Çomo për Libohovën

Shares

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot dy kandidatë për dy bashki, në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Igli Kokalari do të jetë kandidati për Bashkinë e Gjirokastrës, ndërsa Altin Çomo për Libohovën.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet rrjetit socialial “facebook” nga Tritan Shehu.
“Sot u zyrtarizuan nga Z. Basha dy kandidatura për kryetar bashkie në Qarkun e Gjirokastrës. Për Bashkinë e Gjirokastrës do të jetë Dr. Igli Kokalari. Për Bashkinë e Libohovës do të jetë Z.Altin Como. Pa asnjë dyshim të dy këta personalitete të shkëlqyera, do të jenë mbas 21 Qershorit Kryetarët e atyre Bashkive. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj ata që ishin në listën e kandidatëve të mundshëm. Të gjithë kanë po ato vlera e merita të mëdha. Tashti që vendimi u dha, na takon që së bashku të punojmë me të gjitha forcat tona, në mënyrë që më 21 Qershor secili të jetë pjesë e fitores sonë”, shkruan Shehu në profilin e tij në “facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...