Kurbin, Maskat e armatosura në rrugë, grabisin në automjet dhe një familje

Kurbin, Maskat e armatosura në rrugë, grabisin në automjet dhe një familje

47
0
Shares

Disa persona të armatosur kanë grabitur një automjet familje në autostradën Kurbin-Fushë Krujë dhe më pas, një familjet,q ë udhëtonte me një tjetër automjet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Mësohet se kanë qenë 4 personat e armatosur që udhëtonin me mjetin “Benz” me targë AA 332 LE, kanë ndaluar mjetin ku udhëtonte B. K., dhe disa familjarë të tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 te mëngjesit te 8 prillit në superstradën Kurbin-Fushë Krujë.
Shtetasi me iniciale B. K., ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës së bashku me disa të afërm kur katër persona të maskuar i kanë dalë përpara duke i grabitur shumën e parave, një orë dorë dhe një celular.
Grabitësit i kanë marrë shtetasit B. K., rreth 150 mijë lekë (të rinj), një orë dore dhe një aparat celular .
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve të grabitjes, ende të paidentifikuar.
Pas hetimeve ka rezultuar se mjetin autorët ia kanë grabitur pak minuta më parë drejtuesit A. Sh., banues në Kamëz Tiranë, te kryqëzimi i Gjormit, Kurbin.
Gjithashtu këta autorë sipas policisë kanë vjedhur me thyerje në lagjen nr 4 në Laç, mjetin “Benz” 200, me targë ULDR121 ne pronësi të shtetasit Gj. M., banues në Laç.
Grupi hetimor ka kryer veprimet dhe në cilësinë e provës janë sekuestruar tre mjetet e vjedhura.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY