Tatimet e Tiranës kërcënojnë bizneset me gjoba
Dega Rajonale e Tatimeve të Tiranës ka njoftuar bizneset se deri më datën 10 janar 2017 duhet të dorëzojnë inventarin analitik të datës 31. 12. 2016. Në një njoftim të dërguar të gjithë tatimpaguesve, thuhet se informacioni në lidhje me inventarin do të jetë prezent më 31 dhjetor dhe më datën 1 janar do të ngarkohet elektronikisht në e-filling...
EMRI & FOTO/Vritet në Aleppo xhihadisti shqiptar
Forcat qeveritare të Bashar Al-Assadit që po luftojnë kundër xhihadistëve të ISIS-së dhe grupeve të tjera rebele në Aleppo kanë publikuar sëfundmi kopjen e pasaportës të një shqiptari që edhe më herët është raportuar të jetë vrarë prej tyre gjatë luftimeve për marrjen nën kontroll të qytetit. Bëhet fjalë pikërisht për Hamit Muslija, që siç raporton “BalkanWeb”, rezulton edhe nga...
SHÇBA fillon hetimin e veprimeve të policisë në lokalin e djalit të Fatos Nanos
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, ka filluar verifikimet për ligjshmërinë e veprimeve dhe nëse janë zbatuar ose jo të gjitha procedurat standarde të punës nga ana e Policisë në kontrollin e ushtruar në lokalin e Sokol Nanos, djalit të Fatos Nanos. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, mësohet se “në lidhje me veprimet e kryera nga...
MASHTRIMI EDI RAMËS/ Koncerti i Vjenës në Tiranë, koncert i Shkëlzen Dolit me tre shokë të tij
“Vjena në Tiranë. Një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës ndjekur në mbarë botën prej më shumë se 1 miliard teleshikuesish, violinisti Shkëlzen Doli me ansamblin e Filarmonisë së Vjenës performojnë para publikut shqiptar, në një spektakël multidimensional. Një koncert unikal, një event i jashtëzakonshëm, që shtohet në kalendarin artistik të shqiptarëve. Për herë të parë dhe si...
Përdhunonte vajzën e shokut, arrestohet 39-vjeçari pas denoncimit nga babai i minorenes
Një 39-vjeçar, Lulzim Bardhi, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare. Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur. Ai tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin ne ambientet e konviktit të Shkollës së...
Hetimet për Balilin, sekuestrohet dokumentacioni i “Santa Quaranta”
Policia ka sekuestruar dokumentacionin e pronësisë së restorit luksoz turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të Klement Balilit. Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera në pronësi te 44 –vjeçarit nga Saranda janë vënë me...
Çonte emigrantë drejt Australisë, në kërkim administratori i agjencisë
Administratori i një agjencie sigurimesh, Luan Bundo rrezikon dënimin me 10 vite burgim për akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Kaq ka qenë pretenca e Prokurorisë së Tiranës, e cila në këkikmin e masës së dënimit ka patur parasysh linjën e trafikut që Bundo përdorte për të dërguar njerëz në Australinë e larget dhe faktin...
DEKLARATA/ Shoqatat e gazetarëve solidarizohen me kolegun e emisionit investigativ “Stop”
Shoqatat e gazetarëve janë solidarizuar sot me kolegun e tyre, të emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, shprehin shqetësimin për vënien nën akuzë të një gazetari, pasi denoncoi një akt korrupsioni. Duke konfirmuar solidaritet me kolegun, shprehen se “është e...
“Nuk e ke të gjatë këtu”, gjyqtarja kallëzon avokatin
Gjyqtarja e Vlorës, Atlanta Zeqiraj ka kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës avokatin Bardhyl Lilaj, i cili sipas gjyqtares në seancën përgatitore të datës 29 nëntor, për çështjen ku paditës është shtetasi Meval Beqo dhe e paditur kompania AFA Konstruksion sh.p.k dhe ZVRPP Vlorë ka përdorur shprehje që kanë fyer gjyqtaren. Gjatë fjalës së tij avokati mësohet t’i jetë drejtuar gjyqtares...
Prokuroria nis hetim për rolin e Vangjush Dakos në lirimin e të dënuarit Lulëzim Berisha
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha. Pjesë e këtij hetimi mësohet se janë edhe zyrtarë të caktuar, të...