Bllokohen disa persona në automjete në aksin Peshkopi-Tiranë, ministri Dervishaj niset për në vendngjarje
Reshjet e bores ka sjellë bllokimin e disa automjeteve në aksin Peshkopi- Tiranë. Automjetet janë bllokuar të Ura e Topojanit, ndërsa personat që gjenden në mjete kanë bërë për ndihmë, duke thënë se po u mbaron karburanti dhe janë në rrezik për shkak të të ftohtit. Borëpastrueset po drejtohen drejt vendin ku ndodhen personat e bllokuar.
Manjani kundërshton projektin për pallatet pa leje, sherri në qeveri për legalizimet
Një projektvendim, nismë e Ministrisë së Zhvillimit Urban, për legalizimin e pallateve që kanë shkelur lejen e ndërtimit apo janë ndërtuar pa leje, ka shkaktuar përplasje brenda qeverisë. Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban, projektvendimi përshpejton procesin e legalizimit dhe lehtëson qytetarët. Por, në një shkresë zyrtare, Ministria e Drejtësisë thotë se ky akt shkakton përplasje ligjore, cënon kompetencat e pushtetit...
Shtyhet sërish mësimi në shkolla, gripi akoma nuk ka arritur kulmin
Gripi dhe i ftohti i madh shtyjnë pezullimin e mësimit edhe për një javë tjetër. Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur për Vizion Plus se ky vendim do të zbatohet për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe univeristetet. Po ashtu do te jete pushim edhe për njërin nga prindërit e fëmijës së mitur, që punon në administratë. Nje dite...
Protestë masive tek Ambasada Franceze në Kosovë për arrestimin e Haradinajt
Mijëra qytetarë sot kanë marrë pjesë në Marshin Protestues, me moton “Ramush Haradinaj është Kosova”. Qyetarët, janë mbledhur përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, dhe kanë marshuar qetë e dinjitetshëm deri të Ambasada e Francës në Prishtinë dhe anasjelltas, njofton kumtesa partiake transmeton Koha.net. Organizatorët e këtij Marshi atje kanë dorëzuar një letër me disa kërkesa për autoritetet e gjyqësisë...
VIDEO/ Vrasja e Arditit, hiqet nga lista e të kërkuarve kreu i PS
Edurim Teqja, administratori i kompanisë 3R, që kryente selektimin e mbetjeve në landifillin e Sharrës, punëtor i së cilës ishte minoreni Ardit Gjoklaj, që gjeti vdekjen brenda vendgrumbullimit të mbetjeve, hiqet nga lista e të kërkuarve nga policia. Meqenëse prokuroria e Tiranës, nuk i caktoi masë sigurie në mungesë biznesmenit Edurim Teqja, duke hetuar në gjendje të lirë edhe Policia...
Studentja që ‘skuqi’ Lindita Nikollën shkon në prokurori
Studentja Mirela Ruko që pak muaj më parë hodhi salcë në kokën e ministres së Arsimit Lindita Nikolla ka dhënë sot dëshminë e saj në prokurorinë e Tiranës. Ruko është paraqitur mesditën e sotme në institucion e akuzës së kryeqytetit ku është pyetur në lidhje me ngjarjen dhe deklarata e mëpasshme të saj. Mbrëmjen e 17 nëntor të vitit të kaluar,...
Edmond Spaho: Ja zonat më të goditura në vend nga moti i keq, qeveria e papërgatitur
Situata në vend është e rëndë, kemi zona të tëra të izoluara, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike. Strukturat e Partisë Demokratike kanë sjellë informacion për njësitë dhe zonat më të goditura nga moti i keq. Edhe pse pritej një mot i tillë, qeveria është e papërgaditur dhe mungon ndërhyrja e saj. Eshtë tronditëse ajo që u pranua edhe dje...
Paskuqani kantier ndërtimi, Xhelal Mziu në terren për inspektimin e punimeve në infrastukturë
Kryebashkiaku i Kamzës inspektoi punimet në rrugën “Demokracia” në Paskuqan, me gjatësi rreth 7 km si dhe të tjera investime , ndërtimin e rrugëve “Abdyl Frashëri” e “Abdyl Elmazi” në Paskuqan 2, Vresht, riparimi i sheshit dhe i urës në Fushë-Kërçik dhe rruga pranë shkollës “Vëllazërimi”; ndërtimi i KUN-së në Paskuqan 1, KUN ne rrugen“Ibrahim Rrugova”. Pavarësisht mosfinancimit të projekteve...
Ja situata në Qarkun e Durrësit si rezultat i reshjeve të borës dhe ngricave
Në Qarkun e Durrësit, si rezultat i reshjeve të borës të rëna gjatë natës dhe ngricave të filluara gjatë ditës së sotme, ju bëjmë me dije se problematike në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve janë akset rrugore interurbane kryesore dhe rrugët urbane në qytet si më poshtë: • Rruga interurbane kryesore Durrës- Tiranë" Mbikalimi i Urës së Dajlanit"; • Rruga interurbane...
Arrestimi i Haradinajt, Manjani i shkruan homologut francez
Ministri Manjani i ka dërguar letër homologut Francez z. Jean-Jacques Urvous lidhur me ndalimin e Ramush Haradinaj. Manjani i ka thënë atij se shteti serb keqpërdori aksesin në interpol për qëllime politike. “Haradinaj eshte liruar nga akuzat qe ngre Serbia. Do te vleresoja refuzimin tuaj te cdo kerkese per ekstradimin e tij. Do t'ju lutesha per trasmetimin e ketij shqetesimi...


















