Maliq, hajdutët hyjnë në fabrikë dhe vjedhin ç’të mundin
Gjatë natës së kaluar, në fshatin Drithas-Maliq, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e fabrikës në pronësi të F. L., 54 vjeç, ku kanë mundur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike si edhe automjetin tip “Mercedes-Benz”. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit...
DRAFTI & TABELA/ Rishikohen të ardhurat e 2017, ja tatimet që rriten
Ministria e Financave ka rishikuar pritshmëritë për buxhetin 2017 sidomos në krahun e të ardhurave. Plani i të ardhurave në total nuk ndryshon, por arkëtimi i vlerave monetare në disa lloje tatimesh dhe taksash ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat e programuara për tu arkëtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar...
Analiza e ministrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva ari
Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqendruar në minierën e Bakrit të Munellës, ku sipas një analizë që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës në 1 tonë bakër gjenden 4 gram ar. “Miniera polimetalore e Munelles ka pasur një...
Francë, një makinë sulmon dhe godet ushtarët në Paris, plagosen gjashtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris. Një makinë ka godet disa ushtarë në rrethinat e kryeqytetit francez duke plagosur gjashtë prej tyre. Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila ka nisur një operacion për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Ende nuk ka informacion për motivet e mundshme të këtij sulmi.
EMRI/ Tiranë, babë e birë sulmojnë e plagosin me thikë një person
Një i ri, së bashku me babanë e tij, ka plagosur me mjet prerës një person pas një konflikti për motive të dobëta në Tiranë. Ndërsa i riu është arrestuar, babai i tij është proceduar në gjendje të lirë. Sipas burimeve të Policisë vendore të Tiranës, mësohet se dje, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 4, kanë bërë të mundur...
EMRI & SHKAKU/ Aksident me vdekje në aksin Korçë – Pogradec, humb jetën shoferi 55-vjeçar
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë, shoferi 55-vjeçar Kristo Baçellari, ka ndërruar jetë nga goditjet që marrë. Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes afër fshatit Bulgarec, ndërsa sipas Policisë, Baçellari ka bërë një parakalim të gabuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur...
AVOKATI SQARON/ Ja si bëhen bashkimet familjare në SHBA dhe merret shtetësia nëpërmjet prindit!
"Unë kam aplikuar për të sjellë motrën time në Amerikë. Desha të di nëse vizat e bashkimit familjar janë ndaluar përkohësisht, sepse nuk kam parë ndonjë informacion të ri në internet. Faleminderit. SG" Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve: A ka ndaluar procesi i bashkimeve familjare nga emigracioni? Ka shumë konfuzion në lidhje me vizat për shkak...
EMRI/ Grabiti kazinonë me armë, prangoset autori, ja çfarë i gjeti Policia
Një person ka grabitur nën kërcënimin e armës një shumë lekësh në një kazino, pas identifikimit është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas burimeve të Policisë vendore të Tiranës, mësohet se dje, rreth orës 17:50, në një kazino në autostradën Durrës – Tiranë, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinosë...
PËRGJIMET E REJA/ Trafikantët e drogës me avion në Itali: Duhen “leckat” dhe do vish me “verdhoshen”
Kultivuesit e kanabisit në fshatrat e Vlorës, me qëllim trafikimin e tij me avion drejt Italisë, kanë pasur “engjëj mbrojtës” në Policinë e Shtetit. “Panorama” zbardh sot përgjime të tjera të dosjes së grupit të Vlorës, të kryesuar nga Sokol Burhamaj (Lamaj), të fajësuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për kultivim të kanabisit në formën e organizatës kriminale. Sipas...
EKSKLUZIVE/ Dështon gjyqi vdekjes së Ardit Gjoklajt – Gjykata lut dëshmitarin prej 12 seancash, Edurim Teqja “tërheq prej hunde” gjykatën
Një vit nga vrasja e Ardit Gjoklajt, dështon gjyqi për fadromistët e kompanisë 3R, që “vranë” minorenin. Pas makinacioneve, të Edurim Teqjas (administratori i kompanisë 3R, që kryente selektimin e mbetjeve në landifillin e Sharrës, punëtor i së cilës ishte minoreni Ardit Gjoklaj, që gjeti vdekjen brenda vendgrumbullimit të mbetjeve), për ta hequr veten e tij nga lista e të...


















