Vlorë, digjen qëllimisht gjatë natës dy makina
Dy makina janë djegur në qytetin e Vlorës. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa motivet nuk dihen akoma. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Korçë, punëtori bie nga skela
Në lagjen nr. 10 në Korçë, mësohet se N. G., rreth 52 vjeç, duke punuar te "Kompleksi Sportiv" dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, duke marrë dëmtime trupore. Ky person u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
FOTO GALERI/ Vrasja e Fildes Hafizit, kolegët homazhe në gjykatën e Shkodrës
Kolegët e gjyqtares Fildese Hafizi, vrarë nga ish-bashkëshorti i saj disa ditë më parë, e kanë kujtuar kolegen e tyre me nderim dhe respekt të veçantë duke u mbledhur në institucionin ku ajo punonte.
DETAJE & FOTO GALERI/ Burrel, përplasja me armë, arrestohet i plagosuri, shpallen në kërkim 5 të tjerë
Policia Vendore ka njoftuar se ka arrestuar sot dy persona, njeri prej të cilëve i plagosur dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë për përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Burrel. Mbrëmë rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në lagjen “Partizani” Burel, para një lokali ka ndodhur një konflikt fizik midis disa personave. Menjëherë kanë...
EMRI & FOTO/ Durrës, arrestohet kambisti ja pse dhe sa para ju sekuestruan
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Hyqmet Arkaxhiu 57 vjeç, banues në Durrës. Në Bulevardin “1 Maji”u kap nga Shërbimet e Policisë duke ushtruar këmbim valuator pa licencë. Iu gjetën dhe sekuestruan 950.000 lekë të reja dhe 500 €, të cilat shërbenin për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm. Materialet i kaluan...
VIDEO/ Fier, arrestohet taksisti, “parte time” bënte kontrabandë celularësh
Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "Taksisti". Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë N. G., 40 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij personi u bë pasi u kap në flagrancë në autostradën...
VITI 2016/ Fatkeqësitë natyrore, në Shqipëri 3100 persona “humbën shtëpitë”
Individët mund të ndryshojnë vendbanimin e tyre për arsye nga më të ndryshmet që nisin nga fatkeqësitë natyrore e deri tek rastet ekstreme të konflikteve dhe luftës. Në Shqipëri, të paktën gjatë vitit 2016, janë regjistruar 3100 individë, që iu është dashur të zhvendosen nga njëri vend në tjetrin, duke lënë shtëpinë dhe kjo lidhet me rastet e fatkeqësive natyrore. Të...
Edi Rama përgjigjet për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Velipojë, i është përgjigjur pyetjes në lidhje me zërat kundër vendosjes së Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti. Kreu i qeverisë tha se, zërat e Partisë Demokratike me komunistë e anti-komunistë, janë shprehjet të boshllëkut që ka vetë PD. Në bashkëbisedimin me gazetarët në Velipojë, Rama tha se kush ndihet i provokuar nga zgjedhje...
EMRI & FOTO/ Tiranë, municione, eksploziv e fara kanabisi, ja kush është 40-vjeçari i arrestuar
Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë Sektorit për Krimin e Organizuar në DVP., Tiranë, arrestoi dje Artan Raska, 40 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në rrugën "Korabi", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ... - Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të...
Velipojë, mbledhje maratonë e qeverisë “Rama 2”, ja çfarë prezantuan ministrat e rinj
Ditën e djeshme, ministrat e rinj të qeverisë “Rama 2” kanë zhvilluar një mbledhje në Velipojë, e cila ka zgjatur për disa orë. Mësohet se gjatë takimit me kreun e qeverisë, ministrat kanë prezantuar strukturën e re të dikasterit që drejtojnë, sa u takon atyre ministrive që janë rikompozuar. Po kështu, gjatë kësaj mbledhje maratonë, të gjithë ministrat kanë prezantuar...


















