Vujanović – Nishani: Rajoni duhet të funksionojë përmes përfshirjes së të gjitha vendeve të tij

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e një vizitës shtetërore në Mal të Zi, u prit sot nga Presidenti, Filip Vujanović, me të cilin bisedoi dhe shkëmbeu mendime për një sërë çështjesh me karakter dypalësh, rajonal, evropian, por edhe global. Presidenti i Republikës i vlerësoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Malin e Zi si marrëdhënie shumë të mira e miqësore,...

PD prezanton platformën për dekriminalizimin: Ndërhyrje në Kushtetutë për të ndërprerë mandatin e deputetëve me rekorde kriminale

Partia Demokratike prezantoi sot paketën për dekriminalizimin që përfshin ndryshime në Kushtetutë dhe në disa ligje të tjera. Nëpërmjet kësaj platforme, Partia Demokratike propozon ndërhyrje në Kushtetutë, Kod Zgjedhor, Kod Penal, Kod të Procedurës Penale dhe legjislacion të administratës publike për të ndërprerë mandatet e deputetëve me rekorde kriminale. Po kështu PD-ja kërkon që të gjithë personat me të...

Tom Doshi kërkesë Prokurorit: Tërhiq kërkesën për arrestim, e pabazuar në ligje dhe procedurë

Tom Doshi i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të tërhiqet nga kërkesa për arrestimin e tij. Në shkresën e tij zyrtare, avokati Vladimir Meçe, i cili do të mbrojë ligjërisht Doshin në këtë çështje, vetëm pasi është pajisur me një prokurorë ligjore,  i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bazuar kërkesën e tij në pasaktësitë proceduriale. Sipas tij kërkesa e Prokurorisë...

Opozita: Projektligji i pensioneve, demagogji, thellon varfërinë

Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debatet gjatë diskutimit të projektligjit për rritjen e moshës së daljes në pension të funksionarëve të lartë me 5 vite. Opozita i cilësuan si demagogji ndryshimet në projektligjin për pensionet shtetërore, sidomos pjesën e rritjes e moshës së pensionit. Diskutimet për këtë projektligj kaluan me debate, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, veçanërisht...

Stipe Mesiç ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës: Kroacia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka akorduar titullin Qytetar Nderi ish-presidentit të Kroacisë Stjepan Mesić (Stipe Mesiç). Basha ka vlerësuar rolin e dhe kontributin e ish presidenti Mesiç për çështjen kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin sot t'ju titullin: ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës. ‘Për mbështetjen e jashtëzakonshme...

Bilanc negativ i energjisë elektrike, bie me 0.8 për qind përfitimi i saj për vitin 2014

Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2014 u ul me 0,8 për qind krahasuar me vitin 2013. E dhëna është bërë publike sot zyrtarisht nga INSTAT. Sipas INSTAT, sasia e energjisë së prodhuar në vend dhe shkëmbimi i energjisë elektrike rezultoi 7.794 GWh. Prodhimi neto vendasi energjisë elektrike përbën 60.6 për qind të energjisë...

Kryeministri Rama, irritohet me gazetarët në konferencën për shtyp me homologun Mustafa

Kryeministri Edi Rama i njohur për “daljet nga vetja” kur nuk i pëlqejnë pyetjet e gazetarëve, nuk e ka shmangur një gjë të tillë as sot në konferencën për shtyp me homologun kosovar Isa Mustafa. Pyetjes së një gazetari të mediave shqiptare, se “a e trashë zërin edhe në takimet me drejtuesit e BE-së, për sa i përket deklaratë...

Bie ndjeshëm dollari në tregun vendas, edhe euro zhvlerësohet lehtë

Leku, monedha vendase ka nisur mbarë javën, duke u forcuar ndjeshëm ndaj dollarit dhe lehtë ndaj euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 129.28 lekë, 2.23 lekë më pak se fundi i vitit të kaluar. Po kështu edhe euro shënoi një rënie më të lehtë, duke u këmbyer me 140.45 lekë, 0.05 lekë...