KANDIDATI SOCIALIST/ Rivali i Sali Berishës në Kavajë te çadra e protestës

Shares

Që tek cadra janë bashkuar të gjithë ata që duan një alternativë për Shqipërinë kjo u vërtetua më së miri edhe dje. Një ndër artistët më të njohur shqiptarë, Agim Hushi doli bashkë me kryetarin e PD-së Basha dhe denoncoi politikat kulturore të qeverisë së majtë.

Agim Hushi ka qenë kandidat për deputet i PS në Kavajë. Ai konkuroi me Sali Berishën në zgjedhjet e 2005, transmeton Droni.al.

Natyrisht që Hushi humbi atëherë, por humbja nuk iu nda as kur partia për të cilën ai militoi ishte në pushtet. Pak muaj më parë nuk u kualifikua për drejtor i TOB ku edhe konkuroi bashkë me katër emra të tjera të muzikës dhe baletit në vend.

Pasditen e ditës së shtatë të protestës në sheshin e lirisë, Lulzim Basha bashkëbisedoi me artistët Agim Hushi, Raina Kovaçi, Edmond Zhulali dhe Agim Doci lidhur me presionin dhe padrejtësitë në vendin e punës.

Për kryetarin Basha, qeveria e sotme i ka dhënë provat me kohë për vlerësimin për kriminelët dhe për goditjen dhe gjunjëzimin e njerëzve të vlerave.

“Për Ramën nuk mjaftojnë provat për Armando Prengën sepse e do Parlamentin me plehra. Nuk do asnjë provë për të hequr Zhulalin, Raina Kovaçin, vajzën e Ramiz Kovaçit. Asnjë provë për të përbuzur intelektualët. I vetmi faj i tyre është që nuk i mbushin dot xhepat e Ramës me para”.

Tenori me famë botërore Agim Hushi, tha se t’i bashkohesh protestës qytetare sot, nuk i jep vetes ngjyrim partiak, por kombëtar.

“Unë sot nuk përfaqësoj ato qindra mijëra që mbushën sheshin në 18 shkurt. Unë sot përfaqësoj atë pjesë të njerëzve që mendojnë se 18 shkurti vazhdon dhe do të vazhdojë me misionin e asaj që zoti Basha dhe partia e tij i ka vënë si synim qytetarisë shqiptare”.

Ftesën Hushi ia drejtoi të gjithë shqiptarëve.

“Ftoj të gjithë ata që politikisht mendojnë ndryshe që të kuptojnë se sado të mëdha të jenë arritjet që demonstrohen nga pushteti i sotëm, ato të meta me të cilët shqiptarët ndeshen çdo ditë, është pikërisht ktu vendi për t’u dhënë zgjidhje. Kultura ka rënë në duar mjerane, kultura ka rënë në duart e atyre që janë pasionant të flasin për veten e tyre, por duke harruar ata që vëertetë bëjnë kulturën”.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...