Grevistët e Sharrëzit priten të mbërrijnë në Tiranë në 12.00 të mesditës së sotme. Pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut ata janë nisur sot në mëngjes nga Vora në drejtim të Tiranës. Aktualisht (ora10.35) ata janë në afërsi të QTU.
Gjatë rrugës ata janë përshëndetur nga qytetarë të ndryshëm dhe aktivistë të shoqërisë civile. Grevistët kanë ndryshuar plan pas premtimit të qeverisë për të vizituar cadrën e protestës. Qeveria u kërkoi të ndalonin marshimin në këmbë drejt Tiranës pasi kishte vendosur riparimin e shtëpive të tyre. Të njëjtën thirrje u ka bërë edhe kryetarja e bashkisë së Patosit. Por ata kanë refuzuar këtë premtim të qeverisë duke deklaruar se ato shtëpi nuk mund të përdoren më për banim. Kompania Bankers përmes shpërthimeve të diktuara gjatë punimeve në puse ka shkaktuar mijëra lëkundje gjatë viteve të fundit në disa fshatra të Patosit duke dëmtuar shtëpitë.
Ndërkaq deputeti Ben Blushi ka bërë thirrje që Tirana të mbushet me protestën e mjerimit. “Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë pas katër ditësh kur kanë përshkruar në këmbë më shumë se 100 km nga Fieri në kryeqytet. Në ora 11.00 ata do jenë te Sheshi Shqiponja. Ju ftoj të gjithëve ti presim dhe ti mbështesim. Pak nga pak Tirana do mbushet me protestën e mjerimit kundër padrejtësisë së elitës së vjetër. Kjo që po fillon do jetë protesta e vërtetë”, shkruan ai kete mengjes.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












