Një shqiptar ka tronditur sot një lagje në Monte Karlo pas një krimi që kreu në një restorant. Një kuzhinier italian ka humbur jetën pas goditjeve me thikë nga një shqiptar. Autori dyshohet të jetë Rikart Nika, 30 vjeç.
Nika është dorëzuar disa orë pas vrasjes te karabinierët e Bordighera-s, komunë në Itali ku edhe banonte. Autori dhe viktima punonin në të njëjtin restorant, ne kuzhine. Skena e krimit sipas mediave italiane tregon se ka pasur nje perleshje te dhunshme. Autori e ka goditur disa here me thike italianin, por edhe ky i fundit eshte perpjekur te vetembrohet, pasi autori ka disa plage te lehta me thike.
Vrasja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është zbuluar nga policia e Monakos vetëm pas orës 22, pas alarmit të lëshuar nga karabinierët e Bordighera-s, që sapo kishin marrë rrëfimin e Nikës.
Motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.
“U zura me një koleg, në restorantin ku punoj. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”, mesohet se ka thene shqiptari kur eshte vetedorezuar.
Policia menjehere shkoi në restorant dhe gjeti në kuzhinë ne nje pellg me gjak te pajete kuzhinierin italian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












