Kreu i PD-së, është treguar i ashpër për zgjedhjet politike të Gramoz Rucit dhe Fatmir Xhafajt, në poste të rëndësishme.
Sipas Bashës, “E ardhmja e Shqipërisë nuk janë Gramoz Ruci e Fatmir Xhafaj”.
“Që të bëhesh konkurrenti, im është shumë e vështirë për ty, ndoshta e pamundur, sepse duhet të bëhesh ai që nuk je. Të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat.
Duhet ta nisësh me shkarkimin e Gramoz Ruçit nga kreu i Kuvendit jo vetëm për të larguar krimin nga politika, por edhe për të shpëtuar imazhin e diskredituar të vendit.
Duhet të arrestosh vëllanë e Fatmir Xhafajt dhe t’ia dorëzosh Interpolit që e kërkon për trafik ndërkombëtar droge.
Duhet të shkarkosh Fatmir Xhafajn si njeri të lidhur me krimin.
Duhet të gjesh dhe arrestosh gjithë ata funksionarë policie që kanë favorizuar drogën deri më tani, me në krye kapitenin e tyre, Tahirin.
Duhet të heqësh kryetarët e inkriminuar të bashkive.
Duhet të rikthesh ne burg banditet qe lirove për zgjedhje.
I bën dot ti këto?”, u shpreh Basha midis të tjerave. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












