Deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj nuk ka duruar grushtat lart të disa prej grevistëve kur kreu i PD, Lulzim Basha shkoi t’u ofronte mbështetje sic ka bërë përgjatë gjithë protestës së tyre.
Sipas Hajdarmataj, protesta e tyre u ble lirë pas shumë përpjekjeve për ta shurdhuar protestën e tyre mediatikisht.
“Kauzat që na bashkojnë te Shtëpia e Lirisë janë mbarëkombëtare.
Të gjithë ne ishim pergatitur për të mikpritur protestuesit e Zharrsës në mbështetje edhe të kauzës së tyre jetësore.
Keqardhje që kazani i propagandës qeveritare e manipuloi sot kaq lirë dhe kaq keq, një kauzë të drejtë sociale.
Pas perpjekjeve të shumta për ta shurdhuar mediatikisht protestën dhe marshimin disa ditor të banorëve, u desh vetëm një moment i mbrapsht, që të shfokusohej pikërisht qëllimi i nisjes, bashkimi në sheshin e lirisë.
Nevojitej një reagim më i matur nga protestuesit, për mbështetjen e kryetarit të opozitës, i cili i ka dhënë zë që në fillim halleve të mëdha të këtyre banorëve.
Ne do vazhdojmë të jemi këtu, të palëkundur”, shkruan Hajdarmataj.
Grevistët shprehën pakënaqësi nga vizita e Bashës para ministrisë së Ekonomisë. Në krye të grevistëve është ish-drejtori i AKBN-së, një ndër institucionet që ngarkohet nga ligji për të mbikqyrur kontratat me kompanitë në naftë dhe minerale. Kontrolli i Shtetit ka gjetur shkelje të rënda penale që kanë cuar në shpërdorimin e miliona dollarëve në këtë institucion. Para pak muajsh një organizatë e shoqërisë civile që monitoroi rekomandimet e KLSH për këtë institucion, Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, propozoi në raportin e saj shkrirjen e këtij institucioni.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













