Ka hyrë në ditën e nëntë protesta e opozitës në çadrën përballë Kryeministrisë.
Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk do të tërhiqet deri në realizimin e objektivit për krijimin e një qeverie teknike që do mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor.
Tashmë retorika politike është ashpërsuar. Policia ka kallëzuar në Prokurori zotin Basha për akuzën thirrje publike të dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mbetet për tu parë në vijim ecuria e protestës, ndërsa mbrëmë në çadër u regjistrua incidenti i parë, ku kreu i AK-së Kreshnik Spahiu u qëllua me grusht nga një person.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












