Greqi, shokët ia mbathin, shqiptari dhe mushkat me drogë nuk shpëtojnë dot

Shares

Foto arkiv

Një shqiptar u prangos nga policia greke pasi u kap me 312 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Aksioni u finalizua në zonën pyjore të Antartiko, Follorinë.
Burime thonë se policia greke pa 3 persona që kalonin kufirin me 4 mushka të ngarkuara me çanta dhe është vënë në ndjekje të tyre.
Pas ndjekjes është arritur të kapet vetëm një 21-vjeçar shqiptar, pasi dy të tjerët kanë ikur me vrap, duke braktisur mushkat e ngarkuara me drogë.
Policia gjeti 4 mushkat e ngarkuara me 16 çanta me 137 pako, në total 312 kg e 645 gram marijuanë.
Operacioni mësohet se është zhvilluar në kushte të vështira pasi ka pasur shi dhe mjegull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...