Kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka treguar sot tek “5 Pyetje nga Babaramo” skemën e opozitës për të rrëzuar qeverinë Rama edhe pa Metën.
Incidenti kur u goditët në çadër, çfarë ka ndodhur?
Ishte një mesazh që më erdhi nga qeveria dhe nga aleatët e PS. Tre veta të paguar erdhën e më goditën nga pas, ashtu si në çdo luftë ka prita dhe kurthe, Edi Rama shquhet si njeri që nuk e përballon luftën ndaj më goditi pas shpine. Ishte një goditje që mu dha publikisht mua në mes të çadrës për t’iu treguar qytetarëve që kur goditet Spahiu edhe ata janë të prekshëm.
Pse akuzoni Ramën kur ai person kishte foto edhe me Berishën dhe mediat e kanë cilësuar si militant të PD?
Bandat kriminale që kanë zënë terren në grupet parlamentare të aleancës socialiste kurthin s’do ta ngrinin me njerëz që kanë dalë në foto me Ramën. Foto me Berishën ka dalë gjysma e Shqipërisë, kjo nuk do të thotë që ai ishte militant i PD por ai ishte një kurth.
Si e shikoni bashkimin tuaj me PD nëse keni parasysh që 4 vite më parë e keni quajtur Berishën kriminel?
Marrëdhëniet tona me Berishën nuk janë mes dy individësh por institucionale. Ne përfaqësojmë dy programe dhe për hir të interesave të Shqipërisë, jemi dy burra shteti që i japin dorën njërit-tjetrin. Ka një ndryshim të madh mes Berishës dhe Ramës, Rama ka qeveri të inkriminuar. Sali Berisha nuk futi asnjë kriminel në parlament. Berisha mund të ketë pasur ministra të korruptuar por Rama me aleatët kriminalizoi parlamentin. Ka qytete si Lezha ku të gjithë deputet janë në kërkim.
Çfarë diskutuat me Berishën në takimin pak minutash te çadra?
Shtrëngimi i dorës së Kreshnik Spahiut me Berishën ka qenë fatal për Ramën. Nuk ka gjë që ta shpëtojë Edi Ramën nga kjo besë historike e dy kreshnikëve shqiptarë siç është Berisha dhe Kreshnik Spahiu.
Kërkoni qeveri teknike i keni numrat për qeveri teknike
Numrat kushtetues varen nga Ilir Meta. Unë jam nga ata që i them PD të mos presë ish-gruan nga divorci, PD duhet të shkatërrojë koalicionin do apo nuk do Meta. Meta nuk është e keqja e Shqipërisë, e keqja e Shqipërisë është Rama, dhe unë i bëj thirrje Metës sepse si ka vetëm një armik, Edi Ramën.
Çfarë pritet të ndodhë në këtë protestë, Basha tha luftë doni luftë do ketë?
Demokratët kanë një gabim, për 3 vjet e gjysmë rrinë me kriminelë në tavolinë. Nuk mund të bësh ligje me kriminelë. Si mund t’u ofrosh drejtësi shqiptarëve me kriminelë. Ai parlament meriton bojkot. Demokratët t’i lenë ato rroga për 4 muaj se nuk vlejnë fare. Këta që shikoni në rrugë janë deputetë. Shqipëria nuk meriton këtë parlament. Ishte krenari parlamenti i para 100 viteve, kishe alamet burrash me papion, me frak që kishin mbaruar universitet e Londrës, Berlinit e Romës. Edhe këta kanë qenë jashtë por në burgje. Edhe lokaleve të tyre u kanë venë emrin e qyteteve ku kanë bërë burg. Basha ka vetëm një zgjidhje: të qëndrojë deri në fund në bulevard. Tym e flakë do të jetë bulevardi në ditët që vijnë nëse Rama nuk ikën.
Si mbyllet protesta nëse Rama nuk tërhiqet?
Ka një mekanizëm që çmonton me revolucion zgjedhor. Dyert e kryeministrisë po presin drynat kuq e zi. Zinxhir çdo institucioni, rrethohen me demokratë dhe nuk lejohen as kryeministri as ministrat të hynë brenda, bie qeveria.
Si kanë reaguar demokratët nga ky propozim?
Basha e dha përgjigjen dhe tha tym e flakë, lufta me luftë, të shpojmë gomat, të thyejmë xhamat. Më vjen mirë që Basha një lider europian fillimisht po përdor të gjitha mjetet paqësore. Nëse nuk do kishte lider si Basha ata 200 mijë njerëz do kishin hyrë në zyrë dhe do e kishin tërhequr zvarrë Ramën. Me 18 shkurt protestuesit erdhën ta tërheqin për kollare Ramën. Të isha në krye të asaj turme sot Tiranën kushedi ku e kishe.
Për qeveri teknike duhen numra nuk bëhen duke djegur kryeministrinë…
Për të shmangur vrasjet Rama duhet të tregojë gjakftohtësi, për të mos u përsëritur 97-ën duhet të ketë qeveri teknike sepse Shqipëria i ka krijuar dy qeveri teknike. Sot më shumë se kurrë politika amerikane është kundër kësaj qeverie. 97 ndodhi se marrëdhëniet e demokratëve me Clinton u acaruan me arrestimin e 5 spiunëve grekë. Amerikanët dolën hapur vetëm për 5 grekë. Para 6 muajsh Rama kërcënoi në Shtëpinë e Bardhë Trump, mendoni se Amerika ja fal Ramës? Tashmë politika botërore ka ndryshuar. Padyshim që politika e Trump është rrëzimi i Ramës. Mendoni se ne rrimë kot këtu? Të jeni të bindur se ka një skenar më të fortë.
Cili është ky skenar?
Përshkallëzimi dhe mbështetja më e fortë ndërkombëtare. Rezistenca për të mbyllur dyert e çdo institucioni dhe për të mos lënë qeverinë të funksionojë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












