Drejtori i Kozarës, i vëllai tregon për ngacmimin seksual

Shares

Vëllai i drejtorit të shkollës i cili u prangos me akuzën e ngacmimit seksual të tri nxënëseve në shkollën 9-vjeçare në Kozare, ka një version tjetër për ngjarjen.

Enver Ajazi, e cilëson të gjithë këtë ngjarje një kurth për t’i zënë vendin e punës, ose sipas tij ka ardhur si rezultati i problemeve që nxënëset denoncuese mund të kenë me notat në shkollë.

“Jemi befasuar në momentin që jemi njohur me këtë ngjarje. Ne si familjarë nuk e besojmë këtë ngjarje të shëmtuar. Ky do të jetë ndonjë kurth, i përgatitur ndaj vëllait tonë. Ne vëllain tonë e njohim shumë mirë, ai është një njëri shumë i rregullt, gjatë gjithë kohës. Ai është prind i mirë njëkohësisht dhe një mësues shumë i mirë, i cili ka nxjerrë breza të tërë nxënësish. Ky është kurth që i bëhet vëllait. Unë besoj se ka kurth, ose për t’i zënë vendin e punës, ose mos nxënëset kanë probleme me notat”, tregon për gazetën Panorama, Ajazi, i cili në momentin e arrestimit ndodhej bashkë me të vëllanë që punon si drejtor shkolle.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...