Policia gjen dhe sekuestron 10 KG lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa, në një ambjent që shërbente për lyerje automjetesh.
Policia e Korcëes arrestoi shtetasin Sokol Bardhollari, 27 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 27.02.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një servis që shërbente për lyerje automjetesh, në lagjen nr 4 në Korçë (pronë e këtij shtetasi) iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
10 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, e vendosur në një qese plasmasi ngjyrë të zezë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












