Blushi ngre tendat në Vlorë dhe Tiranë

Shares

Libra ka nisur mbledhjen e 10 mijë firmave, ose dyfishin e firmave që nevojiten për regjistrimin e kësaj partie për zgjedhjet parlamentare.

“KQZ refuzon të rregjistrojë kandidatët LIBRA për deputetë duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe moralin e zgjedhjeve të qershorit.Ne do mbledhim më shumë se 10000 firma nga 5000 që kërkohen.Kjo cadër është ngritur sot në Vlorë ku ftohen qytetarët të mbështesin hyrjen e LIBRA-S në zgjedhje.Edhe ne Tiranë e kudo po mbledhim firma.Ju pres të gjithëve”, deklaron kreu i kësja partie të re, Ben Blushi.

Pak ditë më parë KQZ vendosi ndalimin e përfshirjes së kësaj partie në zgjedhje por më pas ndryshoi vendimin. Ndërkaq kreu i KQZ Denar Biba ironizoi me Libra duke thënë se do të kishte vështirësi të mblidhte 5000 firma për regjistrim.

Blushi pretendon se po krijon një parti me frymë të re. Por prej disa kohësh ai po zhvillon një retorikë të vetmuar, që nuk po i ngjitet opozitës së madhe, transmeton Droni.al. Kjo taktikë bie ndesh me pretendimet e tij për një sistem të ri vlerash në Shqipëri pas zgjedhjeve të qershorit. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...