Vajzat që shihni në foton më poshtë janë dy motrat binjake nga Fieri, Antoneta dhe Gladiola Hatillari, të cilat janë dhunuar në mes të qytetit rajonal, pse morën pjesë në protestën e opozitës më 18 shkurt, shkruan balkanweb.
Dy motrat binjake kanë qenë duke ecur në bulevard, kur papritur dy persona kanë dalë nga një lokal që ndodhet përballë shkollës “Industriale” dhe i kanë kërcënuar e fyer pse shkuan në protestën e PD-së në Tiranë.
Dy motrat kanë rrëfyer në polici se njëri nga dy personat i ka thënë: “Doni të rrëzoni Ramën ju? Pse shkuat në protestë në Tiranë?”.
Sipas dëshmisë së tyre ato i janë përgjigjur se s’ka punë ai se ku shkojnë dhe se në këtë moment, njëri nga dy personat i ka qëlluar me shkelma dhe grushta në mes të bulevardit.
“BalkanËeb” mëson se kjo skenë është parë jo vetëm nga kalimtarët e rastit, por edhe nga klientët dhe pronari i lokalit përballë shkollës “Industriale”, i cili i është drejtuar agresorit që të mos i qëllojë vajzat.
Dy motrat 29-vjeçare, Antoneta dhe Gladiola Hatillari kanë shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë së Fierit dhe kanë bërë denoncimin, duke treguar me detaje të gjithë ngjarjen dhe vendin ku ato u dhunuan.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij pasditen e djeshme tek “Çadra e Lirisë”, denoncoi rrahjen barbare të dy motrave binjake nga Fieri dhe i dha një ultimatum policisë deri në orën 24:00 që të arrestojë autorin ose në të kundërt do të përballen me pasojat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












