FOTO & VIDEO/ Vrasja e Elton Çiços, i akuzuari Renato Milloshi para gjykatës nuk pranon akuzën

Shares

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës, seanca për Renato Milloshin, i akuzuar për vrasjen e Elton Çiços. Në nisje të seancës ai ka pranuar se ka qenë edhe më parë i dënuar për mbajtje të armës sportive, por nuk ka pranuar bashkëpunimin në vrasjen e Elton Çiços. 
Milloshi u vetëdorëzua  mbrëmjen e 27 shkurtit pas negociatave me familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 majit të vitit 2016 në lokalin “De Niro” në Tiranë.
Milloshi së bashku me Jani Alinë, i cili është në kërkim,  janë dy autorët e dyshuar për vrasjen e Çiços.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...