FOTO/ Vrasja e Elton Çiços, gjykata lë në burg Renato Milloshin

Shares

Renato Milloshi, bashkëpunëtori i Jani Aliaj, në vrasjen e Elton Çiçës lihet në burg nga gjykata. Renato Milloshi, i cili është vetëdorëzuar disa ditë më parë në polici, sot është njohur edhe me masën e sigurisë nga Gjykata së Tiranë, ku e ka lënë në burg Milloshin.
I akuzuari si bashkëpunëtori i Aliajt, nuk ka pranuar se ka bashkëpunuar me të akuzuarin tjetër në vrasjen e Çiçës në maj të 2016-ës në Bllok.
Elton Çiça u vra me dy plumba nga një person në një lokal në kryeqytet më 1 maj 2016, në orët e mbrëmjes. Viktima u qëllua në tavolinë, ku ndodhej bashkë me një zyrtar të Policisë, një gazetar dhe një mjek, të tre të njohur të tij.
Djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka qenë bashkëpunëtor i Jani Aliajt, pasi e largoi autorin me makinë nga vendi i ngjarjes.
renato milloshi ne gjykate

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...