Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi është përfshirë në një aksident rrugor. Ajo çka e rëndon është më shumë Genci Ademajn, me detyrë trupë shërbimi në Gardë, është fakti se në momentin e aksidentit ai ka qenë në gjendje të dehur.
Arrestimi i 29-vjeçarit Ademaj u krye mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore Vlorë, pasi teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij me targa AA 253 OM u përplas me një automjet tjetër.
Sipas pasojë e përplasjes ai ka pësuar dëmtim të lehtë.
Nga kontrolli i shërbimit policor rezultoi se punonjësi i Gardës, Genci Ademaj kishte përdorur alkool mbi normat e lejuara.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për akuzën e “Drejtimit të mjeteve në mënyrë të pa rregullt” .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












