Kryeministri Edi Rama akuzoi sot nga foltorja e Kuevndit avokatin e banorëve të Zharrëzës se kishte “marrë peng” 7 nga banorët. Ai tha se kur kishte kërkuar që të fliste me grevistët i kishin thënë që të komunikonte me avokatin.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe avokati i banorëve të Zharrëzës Adriatik Lapaj. Ai ka thënë se pavarësisht tentativave për t’i shthurur nga ana e qeverisë ata kanë ditur të reagojnë mirë.
Nëpërmjet edhe dozave ironike, avokati i ka kërkuar “liderit suprem” të lërë historitë me Piter Panë

Tani këtu unë nuk i vë dot faj që ai nuk e di se pengmarrja është vepër e rëndë penale. Nëse unë si pengmarrës lihem i lirë rrugëve atëherë prapë lartmadhërisë i del llogaria gabim se i bie që nuk paska fare masa mbrojtëse për qytetarët.
Zotëri nëse aty ka pasur pengmarrës atëherë ishim grup i madh, ishim avokat, politolog, inxhinier, me profesion, pa profesion, me shkollë pa shkollë…e të jem i sinqertë ishim THURUR aq mirë sa nuk na ç’thure dot.
Zotëri merru me punë e lëri historitë me Piter Panin se po të qe si thua ti se hall aty s’kishte atëherë pse u bë një VKM dhe dy Urdhra?
Merru të zbatosh ato që u firmosën dje, këtë bëj”, shkruan avokati Adriatik Lapaj, në “Facebook”.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












