Si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi dje te vendi i quajtur “Bishti i Zhurit” në aksin Kavajë Lushnje, një vajzë 23 vjece mbetu e vdekur.
Sipas Policisë, një automjet tip “MercedezBenz” ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Për pasojë ka gjetur vdekjen studentja Jonisa Toromani, 23 vjeçe dhe është plagosur motra e saj B.T. 20 vjeçe.
Jonisa u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lushnjës por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia për ngjarjen ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Alvi Rrasa, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Sot, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për humbjen e studentes: “Të dashur studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,
Me hidhërim të thellë, Ju njoftojmë se studentja e vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë, zj. Jonisa Toromani, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj”, thuhet në njoftimin e rektoratit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












