Vetëhelmimi i studentes, Senati verifikon provimet, ja cfarë gjeti

Shares

Senatori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, reagoi pas lajmit se vetëhelmimi i studentes së Ekonomikut, 18-vjeçare nga Lushnja, Arjola Muça ka lidhje me provimet.

Në një prononcim për mediat, Shpëtim Hala ka shpjeguar gjendjen e provimeve të vajzës duke hequr edhe mjegullën që u shpërnda nga mediat.

Reagimi i senatorit:

“Dje nga mediat dhe portalet online, mësova me dhimbje humbjen e jetës së studentes Arjola Muça nga Lushnja. Në radhë të parë dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve, familjarëve dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, në emrin tim personal si anëtar i senatit Akademik të Universitetit Aleksandër Xhuvani dhe në emër të të gjithë studentëve të këtij universiteti.

Arjola u nda nga ne përgjithmonë dhe dhimbja është e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por për të gjithë ne.

Në media humbja e jetës së Arjolës i është aluduar provimeve të ngelura. Pasi u njoha me fatkeqësinë, në cilësinë e përfaqësuesit të studentëve në senatin akademik, u interesova për provimet e studentes nga Lushnja.

Pasi mora informacionin e nevojshëm mbi studenten e vitit të parë dega Financë-Kontabilitet, Arjola Muça, rezulton se i ka marrë të tre provimet e dhëna me një mesatare 8. Edhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia familjes. U prefsh në paqje Arjola”.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...