VETTINGU/ Edi Rama në hall të madh “dialogon” me Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn për kushtet e opozitës

Shares

Vetëm pak orë nga seanca e Kuvendit Kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputeti Fatmir Xhafaj ndodhen në një takim në vilën qeveritare. Në takim i cili zhvillohet te vila qeveritare nr. 30, ndodhet dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe minsitri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Ndërsa pritet që mazhoranca dhe opozita të nisin dialogun për kushtet e opozitës, kryeministri zgjedh “të dialogojë” me vartësit e tij në parti, për kushtet e PD-së dhe aleatëve të saj.
Ndërkohë mbledhja e grupit parlamentar në selinë e PS-së mesditën e sotme, nuk solli ndonjë produkt në këtë drejtim
Partia Socialiste nuk ka vendosur ende për emrat që do të propozojë për Komisionet e Vettingut.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.
Afati për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.
Parlamenti mblidhet në orën 18: 00 për të votuar dy projektvendime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...