Tiranë, një grua hidhet nga pallati dhe vdes

Shares
Foto Ilustruese

Një grua është hedhur nga një pallat sonte në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen.
Burime të Policsë Vendore, bëjnë të ditur se, në numrin e emergjencave  112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Arkitekt Kasemi” është hedhur nga ballkoni një shtetase.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se viktima vuante nga depresioni.
Vazhdon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...