Rikthehet për gjykim një ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhur shtatë vite më parë në qytetin bregdetar të Durrësit, autori i krimit të trefishtë ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar pafajësinë. Kur kanë kaluar 7 vjet nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin bregdetar (27.01.2010), kur tre persona u vranë, në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re, (Luan Curri, 17-vjeçari Ani Curri, dhe Edmond Shemsi), autori i vrasjes së trefishtë Arjan Çelaj, asokohe 35-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka paraqitur një kërkesë rekursi pranë Gjykatës së Lartë, me anë të të cilës kërkon pafajësinë.
Sot është mbajtur seanca e dytë në gjykatën e Durrësit, por vendimi u shty për në seancën e radhës, e cila do të mbahet me datë 21 mars. Çështja po shqyrtohet nga trupi gjykues me relator Petraq Currin, i ndihmuar nga Johana Qeleshi dhe Rexhep Bekteshi.

Avokati i tij mbrojtës thotë se nuk provohet fajësia e të pandehurit, ndaj ky i fundit ka kërkuar pushimin e çështjes.
Rreth orës 22:30 të datës 27. 01. 2010, në Lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, një person i armatosur, që sipas prokurorisë dyshohet të ketë qenë shtetasi Arjan Çelaj, ka hyrë në ambientet e një lokali, në vendin e njohur si Lagja e Re dhe ka qëlluar me breshëri automatiku. Si pasojë mbetën të vrarë tre persona, ndërsa në lokal në momentin e shkrehjes së armës ndodheshin 9 persona, mes tyre edhe viktimat. Luan Curri dhe nipi i tij, Ani Curri, kanë qenë në një tavolinë, ndërsa shtetasi Edmond Shemsi ka qenë në një tjetër tavolinë duke biseduar me disa të njohur të tij. Sipas Policisë, nga hetimet e atëhershme rezultoi se objektivi ishte Luan Curri, me të cilin autori kishte një konflikt të hershëm. Nëse automatiku i autorit nuk do të ishte bllokuar pas 19 shkrehjeve, mendohet se do të ishin ekzekutuar të gjithë klientët në lokal.
Video
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












