Policia e Tiranës ka publikuar videon e arrestimit të Genis Mëhillajn, 46 vjeç, kushëri i Andon Mëhillajt, të dy të akuzuar për veprat penale të vrasjes së funksionarëve publik dhe qëllime terroriste.
Kushërinjtë Mëhillaj “peshkonin” biznesmenët e mëdhenj dhe lidhnin marrëdhënie të ngushta miqësore me ta, duke krijuar besim për mosnxjerrje sekreti. Sa herë që biznesmenët ankoheshin për konkurrentët e tyre, Mëhillajt i këshillonin që të ekzekutonin kundërshtarët.
Mëhillajt ishin ura lidhëse mes Julian Sinanajt që sihtë vrasësi me pagesë dhe porositësve. Këta të fundit, në të shumtën e rasteve, nuk kishin kontakte me njëri-tjetrin.
Arrestimi i Mehillajt u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Qëllime terroriste”, “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një punonjësi që kryen funksione publike”, “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” dhe “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












