Nishani nga Presheva: Me Kushtetutë Presidenti e ka për detyrë të mbrojë interesat e shqiptarëve

Shares

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është duke e vazhduar vizitën e tij në Luginën e Preshevës ndërsa ka vizituar edhe Shtëpinë e Kulturës në Preshevë për nder të Ditës së Mësuesit, njofton Klan Kosova.
Nishani ka thënë që është mirë që “Kosova dhe Serbia t’i zgjedhin punët mes tyre pasi sipas tij Shqipëria nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës”.
Presidenti shqiptar duke folur për rolin e Shqipërisë për mbrojtjen e shqiptarëve në Preshevë ka thënë se edhe me Kushtetutë “Presidenti e ka për detyrë të mbrojë interesat e shqiptarëve”.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve, Jonuz Musliu, ka deklaruar të martën në Bujanoc se vizita e sotme e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në këtë qytet ishte historike dhe se është fakt se Presidenti respekton Kushtetutën e vendit të tij, e cila e obligon që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë.
Musliu në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin Nishani tha se vizita është sinjal se në të ardhmen problemet e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të zgjidhen me angazhimet e përbashkëta të qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë.
Ndryshe, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani porositi sot në Bujanoc se marrëdhëniet e Serbisë dhe Shqipërisë janë gjithnjë e më të mira dhe se Tirana do të vazhdoj të ndërtojë raporte të mira me Beogradin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...