Ministri i Brendshëm, njëherësh edhe Kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri, ka pranuar dështimin e qeverisë, pjesë e së cilës është, në përmirësimin e ekonomisë në këto 4 vite. Duke pohuar me “sinqeritet” këtë, ai ka premtuar “namin” dhe se në 4 vitet e ardhshme do të bëhet ekonomia.
“Nëse në këto 4 vite qeveria e socialistëve dallohet se po shpenzon energji për të bërë shtet, 4 vitet e ardhshme me të njëjtën forcë, energji e pasion do të bëjmë ekonominë dhe punësimin për ju…Siç bëmë shtet, po bëjmë drejtësinë. Dhe siç po bëjmë drejtësinë dhe do bëjmë drejtësinë të gjithë bashkë, ashtu do bëjmë dhe ekonominë e vendit, ekonominë për çdo familje, dhe mbi të gjitha punësimin për çdo të ri”, tha Tahiri, para të rinjve socialist që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












