Kush është e keqja më e vogël Rama apo Basha? Ja si përgjigjet Blushi

Shares

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24, kreu i LIBRA-s Ben Blushi u pyet nga moderatorja emisionit Eni Vasili, se kush sipas tij është e keqja më e vogël: kryeministri Edi Rama apo kreu i PD-së, Lulzim Basha?
Ish-deputeti i Partisë Socialiste u përgjigj se të dy, Rama e Basha ishin pjesë e sistemit dhe se nuk i ndan dot.
“Rama është përgjegjës pasi nuk ka mbajtur premtimet e bëra në 2013-n. Ndërsa ky tjetri (për Bashën) kërkon të kthejë në pushtet atë që shqiptarët hoqën në 2013-n, Berishën. Ky është i vetmi misioni i tij. LIBRA do të jetë kundër këtij tri-polariteti që i kanë shkaktuar Shqipërisë 1.5 milionë emigrantë në 25 vite. I ka zbuar praktikisht, sepse qeveritë e veta i kanë vjedhur popullit shqiptar vendet e punës” tha Blushi.
I pyetur për mundësinë e LIBRA-s ëpr koalicion me PS apo me PD, Blushi ishte i prerë në përgjigjen e tij.
“Nëse forumet e LIBRA-s vendosin për të bere koalicion me PD apo PS, unë jap dorëheqjen nga drejtimi i partisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...