Situata në Ballkan është e brishtë dhe Bashkimi Europian po sheh mundësinë dhe mënyrat sesi duhet të reagojë.
Deklarata vjen nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk në letrën dërguar anëtarëve si ftesë për mbledhjen e KiE që nis të enjten dhe të zhvillohet për dy ditë me radhë.
“Do ta shohim me kujdes situatën në rajon e cila është mjaft e brishtë, do të shohim gjithashtu mënyrat sesi duhet vepruar përballë objektivit tonë të përbashkët të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së Europës”, shkruan Tusk.
Në letër gjithashtu theksohet se BE mbetet i angazhuar në Ballkanin Perëndimor dhe se do ti qëndrojë zotimeve të tij.
Takimi dy ditor do të fokusohet edhe në zgjedhjen e Presidentit të këshillit Europian për periudhën qershor 2017 nëntor 2019.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












