Foto Ilustruese
Plot 32 kg kokainë, me vlerë tregu rreth 4,5 milionë euro janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në një shtëpi afër zonës së Como.
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, vëllezër, me inicialet Q. N., lindur në vitin 1983 dhe A. N., lindur në vitin 1985.
Përveç 32 kg kokainë, atyre u janë gjetur edhe 233.950 € para kesh. Gjatë hetimeve, është identifikuar një makinë e dyshimtë, qe e kishin në përdorim dy vëllezërit me kombësi shqiptare, të dy të papunë, por transportonin drogën e blerë më parë në Holandë.
Gjatë kontrollit, karabinieret gjeten brenda një dollapi të mbyllur, kokainën e paketuara në 29 pako të vogla ëmbëlsirash, si dhe shumën e konsiderueshme të parave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











