SHKODËR/ Policia tregon përgjakjen e sheshit Isa Boletini

SHKODËR/ Policia tregon përgjakjen e sheshit Isa Boletini

189
0
Shares

Policia ka dhënë versionin e saj në lidhje em plagosjene  rëndë që ndodhi sonte në një shesh të mbushur me kalimtarë.

“Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Atentat me armë zjarri në Shkodër

Atentat me armë zjarri në Shkodër – LEXO ME SHUME: http://wp.me/p7Ye10-eZk

Posted by Shkodra.news on 28.06.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY