Gruaja vethelmohet në Durrës, vdes ne spital

Shares

Një grua helmoi veten dje në Durrës ndërsa gjeti vdekjen pak kohë më vonë në spitalin e qytetit.

“Rreth mesditës së djeshme në orën 14:00, në lagjen Nr.5 Durrës, në banesë , është vetëhelmuar, me fotoksinë shtetësia E.C. 54 vjeçe.

Fatkeqësisht , shtetësia e mësipërme ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkaktimi I vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Po dje në Durrës specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M.B. 24 vjeç, banues në Borakë, Durrës pasi në lagjen Nr .11, Durrës, rreth orës 20:00 ka goditur me grushta, për motive të ushtrimit të detyrës, shtetasin I.K. (me profesion avokat) 36 vjeç, banues në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...