Ironia e Artan Fugës: Ja cfarë partish do krijohen në vend të opozitës

Shares

Partitë opozitare deklaruan dje se nuk do të përfshihen në zgjedhje me një qeveri që drejtohet nga Edi Rama. Filozofi Artan Fuga parashikon që do të ketë përpjekje për të mbushur hapësirën e mbetur bosh në një parlament që do të vijë me zgjedhje që bëhen vetëm nga qeveria.

“Tani që opozita deklaroi se nuk do të rregjistrohet në KQZ si forcë politike për konkurim pa pasur më parë qeveri teknike, shiheni kur brenda Kuvendit të mbetur do të digjen nga dëshira deputetë që do të deshnin të themelojnë parti politike opozitare për t’i zenë vendin atyre që nuk rregjistrohen.

Partia e fashitjes së mërzisë urbane!

Partia e kundër degjenerimit të farës së shalqinit.

Partia për ndalimin e urinimit poshtë urave.

Kuvendi është si natyra, nuk e pranon boshllëkun”, shkruan Fuga.

Pedagogu i Komunikimit Artan Fuga është vënë nën sulme me dirigjim nga qeveria pas mbështetjes që po i jep protestës së opozitës për zgjedhje të lira e të drejta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...