Qeveria Rama do të ndryshojë shumë ministra të hënën, i thanë burime të qeverisë televizionit Top Chanel. Emra të rinj të PS do të vijnë në kabinetin e Ramës por nuk do të ketë qeveri teknike. Shumë prej ministrave që janë aktualisht do të lirohen nga detyra. Sipas të njëjtave burime emrat më të mundur për tu larguar janë kordinatorët në qarqe që ndërkohë kanë edhe poste ministrore. Nderkaq kabineti do te jete politik.
Kordinatorët e PS edhe ministra janë Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Blendi Cuci, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Niko Peleshi, Blendi Klosi.
Keshtu i bie qe pothuajse te gjithe ministrat te largohen duke sjell riformatim te qeverise. Kjo praktike nese ndodh te zbatohet te henen nuk eshte ndeshur me heret. Qeverite rralle ndryshojne pak para zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama eshte nen presionin e opozites per te krijuar nje qeveri teknike per zgjedhjet. Te gjitha partite opozitare kane terhequr regjistrimin e tyre nga KQZ, nderkohe qe Rama nuk eshte i sigurte per qendrimin e LSI ne lidhje me kerkesat e opozites.
Deri tani vetem PDR e Bamir Topit, Libra e Ben Blushit, disa parti te te majta te tradites si PSD dhe PDS priten te perfshihen ne zgjedhje nese do kryhen me 18 qershor. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












