Sqarohet mjegulla rreth mbledhjes së qeverisë

Shares

E paqartë nëse Edi Rama do të mbledhë nesër qeverinë apo vetëm ministrat e tij që janë ndërkohë edhe kordinatorë të PS në qarqe.

Prej disa kohësh zyra e shtypit e Kryeministrit punon me lajme të mjegullta përmes të cilave nuk më shumë teston reagimin se sa përbëjnë një fakt.

Megjithatë mësohet se fjalë për një takim që do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste ku kryetari Edi Rama ka thirrur 12 koordinatorët e dërguar nga kryesia e Partisë në qarqe.

Një pjesë e tyre janë ministra dhe kjo krijoi idenë e thirrjes së një mbledhjeje qeverie.

Në këtë mbledhje pritet që Rama të konfirmojë vendimin që ministrat e angazhuar në qarqe duhet të lënë detyrën e ministrit, që mesa duket është kushti i Tahirit për të lënë detyrën e ministrit me “paqe”.

Të deleguarit sipas qarqeve:

Saimir Tahiri, (ministër) – Tiranë


Gramoz Ruçi – Fier


Taulant Balla – Elbasan 


Vangjush Dako – Durrës


Damian Gjiknuri (ministër) – Vlorë


Niko Peleshi, (ministër) – Korçë


Ditmir Bushati (ministër) – Shkodër


Blendi Klosi, (ministër) – Berat


Lindita Nikolla (ministër) – Lezhë


Mimi Kodheli (ministër) – Dibër


Bledi Çuçi (ministër) – Gjirokastër


Ilir Beqja (ministër) – Kukës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...