Lulzim Basha flet dhe zbulon për çfarë bisedoi gjatë drekës me ambasadorët e BE-së

Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një drekë pune me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.
Pas drekës që ka zgjatur rreth 90 minuta, Basha ka folur për median, duke treguar edhe për çfarë ishte biseduar gjatë drekës.
“Diskutuam për situatën politike dhe krizën ku është futur vendi. Diskutova me ambasadorët edhe për zgjidhjet për daljen e vendit nga kriza”, është shprehur Basha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur gjithashtu se partia dhe opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për protestën.
“Kemi mbështetjen e aleatëve e partnerëve ndërkombëtar me të cilët jemi në kontakt”, ka thënë Basha për median.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...