Këshilltari i Metës “lexon me vonesë” SMS-në e Vasilit dhe heq statusin për Xhafajn

Shares

Një SMS e Petrit Vasilit për “udhëheqjen” e lartë të LSI-së, ministra, deputetë e këshilltarë, duket është lexuar me vonesë nga Ralf Gjoni, këshilltari i Ilir Metës. Për këtë edhe reagimi i tij ka qenë “i vonuar”, në përmbushje të “porosisë” së Petrit Vasilit.
Për të justifikuar “vonesën” ai ka fajësuar “hackerat” që ia morën profilin në rrjetet sociale, hodhën mesazhin “anti-Xhafaj” dhe me dashamirësi ia kthyen sërish profilin Ralf Gjonit.

Ja çfarë thotë Ralf Gjoni për këtë “profil-marrje” dhe” profil-kthyerje” …


rgj   “Të nderuar miq, sapo kam mbërritur në Finlande pas një udhëtimi të gjatë dhe shoh që rrjetet qenkan mbushur me një ‘status’ në emrin tim të cilin nuk e kam vënë unë, lidhur me një lajm të një portali mbi Ministrin e ri të Brendshëm.
    Sqaroj për miqtë e mi dhe mediat që statusi sapo është hequr nga unë dhe dua të konfirmoj që ky nuk ka qenë postim nga ana ime.
    Nuk e kuptoj dashakeqësinë e atyre që kanë arritur të futen në Facebook-un tim dhe më kanë atribuuar një status që nuk me përket…
    Ju falënderoj për mirëkuptimin!”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SMS-ja/ Zbulohet urdhri i LSI për ministrat e deputetët: Mos deklaroni më “Meta kryeministër”
/web/SMS_ja_Zbulohet_urdhri_i_LSI_per_ministrat_e_deputetet_Mos_deklaroni_me_Meta_kryeminister_35255_1.php

Si edhe …

Këshilltari i Metës: Një komunist i vjetër bëhet ministër, kriza politike do thellohet
/web/Keshilltari_i_Metes_Nje_komunist_i_vjeter_behet_minister_kriza_politike_do_thellohet_35263_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...