Të jetosh në qiell të hapur, ky është rasti i familjes Murati në Vlorë, 4 anëtarët e të cilës, prej dy ditësh nuk kanë një çati mbi kokë.
Historia familjes së Skënder Muratit, e ka zanafillën me përmbytjet e para një viti, ku banesa e tyre u bë e pabanueshme nga uji. Më pas së bashku me bashkëshorten Bejeko Murati dhe dy fëmijët 4 dhe 2 vjeç, për disa muaj, u strehuan në konviktet Shkollës Industriale.
Familja Murati thotë se pasi i nxorën në qiell të hapur, fëmijët mundën t’i strehojnë pranë shtëpisë së fëmijës.
“Dy fëmijët i çuam tek shtëpia e fëmijës. Nuk bëri gjë bashkia. Po nuk arriti bashkia të më japë zgjidhje, unë do helmohem me gjithë gruan”, thotë Skënder Murati.
“Ju lutem shumë, unë nuk eci dot nga këmba, edhe duart i kam të paralizuara. S’kap dot gjë me dorë”, apelon Bejeko Murati.
Familja Murati apelon për ndihmë, për një strehë të përkohshme sociale, por e kontaktuar Bashkia e Vlorës, thotë se nuk e ka këtë mundësi.
Aktualisht në konviktet e Shkollës Industriale janë strehuar pesë familje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












