FOTO/Makina fotografohet para se të digjej, kamerat panë vrasësit

Shares

Policia ka gjetur një mjet të djegur në afërsi të fshatit Panaja një orë pas vrasje së dyfishtë në Vlorë. Makina është tip “BMV” me targë AA 348 PC, i cili kishte marrë flakë. Ndërkaq shpresohet se kamerat e lokalit kanë fiksuar vrasësit.

Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht duke ndihmuar edhe hetimin të gjejë gjurmë të vrasësve.

Drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe pronari i hotel Vlorës dhe televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni u qëlluan me automatik ndërsa ndodheshin në tavolinë.

Nga të shtënat, Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa Hyseni ndërroi jetë në spital. Dyshohet se objektiv i atentatit të ketë qenë pikërisht ky i fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...