Një ditë të veçantë ka qenë dita e përurimit të pazarit ët Ri për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
Sipas AADF, “sfida e nisur 5 vite më parë, u kurorëzua sot me inaugurimin e kompleksit të rikonstruktuar të Pazarit të Ri me të gjithë infrastrukturën bashkëkohore”.
Me këtë deklaratë AADF zhvlerëson propagandën e dyshes Rama – Veliaj, të cilët nxituan “të privatizojnë” autorësinë për rikonstruksionin e këtij kompleksi.
Deklarata e plotë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
Inaugurohet Pazari i Ri i Tiranës

Sfida e nisur 5 vite më parë, u kurorëzua sot me inaugurimin e kompleksit të rikonstruktuar të Pazarit të Ri me të gjithë infrastrukturën bashkëkohore.
Në këtë projekt ambicioz, për të cilin shumë ishin skeptik, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka angazhuar 3 milion USD dhe Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare kontribuuan me rreth 2.5 milion USD në punimet e rikonstruksionit. Ndërsa investimet private nga bizneset e zonës kanë kaluar shumën 4 milion $ deri tani.
Angazhimi dhe investimi i AADF tek Pazari i Ri do të vazhdojë me krijimin e Zonës për Zhvillimin e Turizmit – TID Tirana, model i zbatuar me sukses nga Fondacioni në disa qytete të Shqipërisë. Fondacioni do të mbështesë bizneset lokale të zonës në krijimin e shoqatës të bizneseve si dhe duke dhënë grante për të përmirësuar bizneset në zonën TID së bashku me shërbimet e duhura të konsulencës për to.
Për hartimin e planit të menaxhimit të biznesit për TID Tirana, AADF ka kontraktuar The Means, një nga kompanitë britanike më me eksperiencë në menaxhimin e zonave BID dhe TID. The Means menaxhon Borough Market, një nga vendet më të vizituara të Londrës, me mbi 12 milion vizitor në vit.
Administrimet e suksesshme të këtyre zonave shkojnë përtej rregullimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës. Ato krijojnë një bashkësi, rrisin sigurinë në zonë, mundësojnë rritjen e veprimtarisë së biznesit, rritjen e vlerës së pronës, si dhe i bëjnë ato më tërheqëse për turistët.
Ky projekt shënon një nga ndërhyrjet më transformuese dhe frymëzuese që është bërë në Tiranë në 25 vitet e fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












