Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputeti i cili po gjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe 10 vite heqje të së drejtës për funksione publike.
Mark Frroku akuzohet për “Vrasje në bashkëpunim me paramendim” në vitin 1999 në Belgjikë.
Prokuroria ka kërkuar këtë dënim e bazuar në dëshmi anonime për veprat penale. Organi i akuzës ka kërkuar 17 vjet burg për “vrasje në bashkëpunim me paramendim” dhe “15 vjet burg për pastrim parash” si vepra penale të veçanta, ndërsa në përfundim në total ka kërkuar 25 vite.
I akuzuari Mark Frroku nuk ka marrë pjesë në seancë por ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij
Dje bashkëpunëtori i Mark Frrokut, Kristjan Marinaj i cili akuzohej për bashkëpunim në vrasje me paramendim është shpallur i pafajshëm nga gjykata. Marinaj akuzohej si bashkëpunëtor i Frrokut në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












