Përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë kanë shfaqur pakënaqësi dhe indinjatë pas emërimit të Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm.
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të ish-të Burgosurve dhe Persekutuarve Politikë, Besim Ndregjoni i ka bërë thirrje kreut të Shtetit, Bujar Nishani që mos të dekretojë Xhafajn, të cilin e ka cilësuar ‘vegël të diktaturës’.
Ndregjoni ka publikuar në ‘FB’ një foto ku shihet ish-ministri i Brendshëm në kohën e komunizmit Hekuran Isai dhe Fatmir Xhafaj, në atë kohë hetues në Krujë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












