Monika Kryemadhi replikon me Lindita Nikollan: Ministrat ikin e vijnë

Shares

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk tërhiqet ndaj deklaratave dhe kritikave ndaj Ministrisë së Arsimit dhe ministres Lindita Nikolla në lidhje me reformën në arsim.
Pak ditë pasi kërkoi publikisht të mos përsëriten gabimet e vitit të kaluar me maturën shtetërore, bashkëshortja e kreut të Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar sërish sot përmes një statusi në Facebook, ku ka këshilluar të rinjtë të mos bëjnë kompromis në kurriz të dijeve, pasi ministrat e deputetët ikin e vijnë.
“Asnjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja. Ministrat dhe deputetët ikin dhe vijnë dhe ajo çka ju mbetet është arsimimi i mirë.
Besoni gjithmonë në bindjet dhe idetë tuaja dhe kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë.
#NjeShansPerTeGjithe”, ka shkruar Monika Kryemadhi.
Një ditë më parë Lindita Nikolla ‘sulmoi’ Kryemadhin përmes një statusi në “Facebook” duke shtuar se gjithçka bëhet për disa vota më shumë.
screenshot002-11-327x280

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...