Një shqiptar 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ushtronte dhunë seksuale dhe rrihte vazhdimisht të shoqen në Itali.
Sipas mediave italiane, shqiptari i ka shkaktuar dëmtime fizike por dhe emocionale gruas së tij 43-vjeçare.
“Ansa” shkruan se çifti jetonte në Savignano prej vitesh. Pas dhunës seksuale dhe fizike ndaj saj, kishte qenë pikërisht gruaja që kishte denoncuar në polici burrin e saj, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Drama thellohet akoma më shumë, pasi 44-vjeçari kishte dhunuar, fyer, kërcënuar, madje dhe përdhunuar gruan në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur.
Tashmë ai ndodhet në paraburgim nën akuzat ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë’ dhe ‘Dhunë në familje’.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












